Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma blindon krahun e djathtë, firmos me anësorin danez

Roma blindon krahun e djathtë
Roma blindon krahun e djathtë

Roma blindon krahun e djathtë të mesfushës. Verdhekuqtë kanë zyrtarizuar transferimin nga Leeds United të anësorit danez Rasmus Kristensen, i cili ishte i përzgjedhuri i Mourinhos dhe drejtuesit i plotësuan dëshirën.

Anësori danez zbarkoi në Romë të premten në mbrëmje, ku firmosi kontratën 5-vjeçare dhe bëri prezantimin zyrtar, ndërsa tani pritet të vihet në dispozicion të Mourinhos për të kryer fazën përgatitore.

Lexo edhe:

Kristensen spikati te austriakët e Salzburg, ndërsa verën e kaluar u transferua te Leeds United në Premier League, ku luajti 30 takime si titullar dhe bëri një paraqitje për t’u vlerësuar.

Por rënia e Leeds në Championship e detyroi të kërkojë ndryshim ambienti dhe nga kjo situatë përfitoi Roma, që tashmë blindon krahun e djathtë, aty ku sezonin e kaluar u alternuan Zeki Çelik dhe Bobi Zaleëski.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...