Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma e Napoli, në garë për goleadorin e kampionatit italian

Krzystzof Piatek ka përfunduar në qendër të vëmendjes së shumë klubeve në këtë fillim sezoni, pasi në mënyrë të befasishme është shfaqur si goleador në Serinë A, duke shënuar plot 9 herë në 7 ndeshjet e para me Genoan.

Shumë klube italiane, por edhe europiane, janë vënë në lëvizje për të afruar sulmuesin polak, ndërsa Napoli dhe Roma janë ato që po këmbëngulin më tepër, për ta transferuar Piatek që në muajin janar.

Kështu De Laurentiis ka takuar personalisht presidentin e Genoas dhe i ka ofruar plot 35 milionë euro për të blerë sulmuesin, ndërsa i ka premtuar të lejojë polakun të mbetet kuqeblu deri në përfundim të sezonit.

Por së fundi ka qenë Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi, që ka takuar personalisht menaxherët e sulmuesit polak, duke u folur atyre për projektin e verdhekuqve dhe për dëshirën që Piatek të transferohet në kryeqytetin italian.

Roma shikon te Piatek zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos, mosha e të cilit nuk premton më, ndërsa çeku Schick nuk po arrin të ambientohet si duhet dhe të bëjë më të mirën në majë të sulmit.

Gjithsesi, ajo që presidenti i Genoas, Preziosi e ka të qartë, është që nuk do të lejojë Piatek të largohet para se të përfundojë sezoni, me shpresën që polaku do të shënojë akoma më shumë gola dhe vlera e kartonit të tij do të rritet edhe më.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...