Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Roma e pëson nga tifozët, UEFA gjobë të majme italianëve

Klubi i Romës i detyrohet UEFA-s plot 46 mijë euro si pasojë e thyerjes së disa rregullave nga tifozët kryeqytetas në gjysmëfinalen e Conference League të luajtur në Olimpico ndaj Leicester. Verdhekuqtë janë njoftuar nga ana e UEFA-s se për shkak të flakadanëve të ndezur në stadium nga tifozët, hedhjes së sendeve në fushë apo edhe bllokimin e disa sektorëve që ishin të projektuara për publikun e thjeshtë do të duhet të paguajnë 46 mijë euro.

Sakaq, Roma ka shpëtuar me një paralajmërim për vonesën që shkaktonin personat të cilët ishin ngarkuar me detyrën e mbledhjes së topave që përfundonin jashtë fushe. Me qëllim për të kaluar minutat dhe për të arritur objektivin, mbledhësit e topave vonin rikthimin e tyre në fushë, megjithatë, italianët tashmë duhet të marrin masa pasi kanë përfunduar “nën lupën” e UEFA-s dhe në rast përsëritje pritet një dënim shembullor.

Nga ana tjetër, edhe Leicester nuk i ka shpëtuar gjobës për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në tribuna. Edhe angezët për shkak të hedhjes së sendeve në fushë dhe ndezjes së flakadanëve në tribuna, janë gjobitur me 24 mijë euro.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...