Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Roma firmos me Ronaldon, ish-mesfushori i italianëve tregon edhe datën e prezantimit!

Nuk është një shaka, Roma është duke bërë të pamundurën për të transferuar në Olimpico, Cristiano Ronaldon. Ylli portugez nuk ka më një vend të garantuar në formacionin titullar të Manchester United pas emërimit të trajnerit Erik ten Hag dhe në këtë formë po studion alternativat për një eksperiencë unike teksa është në moshën 37-vjeçare.

Rikthimi në Itali pas aventurës me Juventus e “josh” sulmuesin ndërsa në kryeqytet do të kishte mundësinë të punonte sërish me Jose Mourinhon. Së fundmi, zërat se tratativa mes Romës dhe lojtarit po shkon në drejtimin e duhur, bëhen edhe më kumbues në momentin që Angelio Di Livio, një ish-lojtar i verdhekuqve shprehet i bindur se CR7 do të prezantohet më datë 7 korrik.

“E kam dëgjuar nga burime të ndryshme që Roma është duke bërë maksimumin për të transferuar Cristiano Ronaldon. Besoj se data 7 korrik mund të jetë edhe dita e duhur për ta prezantuar Ronaldon. Normalisht është një burim sekret, por që qarkullon në botën e futbollit”, u shpreh Di Livio.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...