Serie A

Roma fiton “in extremis”, Llorente udhëheq Napolin, Sampi prish “agjërimin

Një gol i Edin Dzekos në sekondat e fundit të kohës shtesë, i dha fitoren e parë në transfertë Romës, që arriti të triumfojë me rezultatin 1-2 në “Dall’Ara”, përballë Bolognës, në një sfidë vërtetë spektakolare.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë të këtij takimi, kur fillimisht ishte serbi Kolarov që kaloi në avantazh Romën në minutën e 49’, por 5 minuta më vonë shkaktoi një penallti dhe i dha mundësi Bolognës të rikthejë baraspeshën me anë të Sansones.

Gjërat për kryeqytetasit u komplikuan edhe më shumë në minutën e 85-të, kur qendërmbrojtësi Mancini u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi kundërshtarin më bërryl, ndërsa trajneri Fonseca filloi të mendojë për të mbrojtur barazimin.

Megjithatë arbitri akordoi 3 minuta shtesë dhe pikërisht në sekondat e fundit të tyre, ishte mesfushori Lorenzo Pellegrini që shpërtheu në krahun e djathtë dhe krosoi saktë për Dzekon në zonë, i cili kërceu fort dhe shtyi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me kokë.

Kaq mjaftoi që verdhekuqtë të shpërthejnë në festë për fitoren e dytë radhazi në kampionat, që e ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa emilianët nuk i ndalën protestat ndaj arbitrit, me pretendimin se goli i Dzekos kishte ardhur pasi kishin kaluar 3 minutat e shtesës.

Fitore bindëse me rezultatin e thellë 1-4 arriti të marrë edhe Napoli në Puglia, përballë Lecces, në një sfidë ku të besuarit e Carlo Ancelottit dominuan vazhdimisht dhe nuk e vunë asnjëherë në dyshim triumfin.

Tekniku napolitani vendosi t’i besojë spanjollit fernando Llorente një vend si titullar dhe ky i fundit ia shpërbleu duke shënuar golin e parë dhe të katërt, ndërsa Insigne dhe Fabian Ruiz arritën të shënojnë gjithashtu emrin në listën e golshënuesve.

Pas protestave të shumta të tifozëve ndaj presidentit Ferrero, më në fund Sampdoria ndali “hemorragjinë” e humbjeve dhe gjeti fitoren e parë në kampionat, pikërisht në javën e katërt, kur mposhti me rezultatin minimal 1-0 Torinon.

Ishte sulmuesi italian Manolo Gabiaddini, ai që shënoi në portën e Sirigut në minutën e 56’, duke i dhënë 3 pikët e para Sampit të Eusebio Di Francescos, ndërsa Torino merr kështu humbjen e dytë radhazi, pas disfatës ndaj Lecces këtë të hënë.

Berisha pëson 3 gola, Spal “thyhet” keqazi nga Sassuolo

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency