Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Roma, gati t’i rrëmbejë Atleticos së Madridit José Jiménez

Nëse Roma arrin të kalojë fazën e grupeve të Championsit, në arkat e klubit verdhekuq do të shkonin edhe 15 milionë euro, shumë që stimulon drejtuesit të ndërhyrjnë në merkato, për të plotësuar organikën me elementë mjaft cilësorë në reparte të vecanta.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka shënjestruar mbrojtësin uruguajan, Jose Jimenez, i ditëlindjes 1995 dhe në skadencë kontrate me Atleticon e Madridit. Roma është interesuar edhe gjatë sezonit të kaluar për këtë futbollist falë lidhjeve spanjolle të Monchit, i cili ka patur një kontakt me drejtuesit e “Los Colchoneros” me rastin e përballjes së parë mes Romës dhe Atleticos në “Olimpico”. Ndoshta biseda për këtë futbollist do të vijojë më 22 nëntor, kur Roma të kërkojë pikën e kualifikimit në “Wanda Metropolitano”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...