Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma gjen te Olympiacos mesfushorin që do të zëvendësojë Wijnaldum

Mady Camara është i përzgjedhuri i Romës për mesfushën. Dëmtimi i Wijnaldum prishi planet e verdhekuqve, që u vunë në kërkim të një tjetër futbollisti për mesfushën dhe kanë zgjedhur të investojnë te 25-vjeçari nga Guinea.

Camara është pjesë e Olympiacos që prej verës së 2018-ës, kur la francezët e Ajaccio, teksa Roma ka arritur marrëveshjen me klubin grek për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje futbollistin.

Olympiacos nuk e ka përfshirë ende mesfushorin 25-vjeçar në listën e Europa Leagues, pasi mediat italiane raportojnë se gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizohet edhe kalimi i tij te Roma, ku do të vihet menjëherë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Mady Camara ka luajtur për një sezon edhe me mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Qazim Laçin, pasi në periudhën 2017-2018 të dy ishin pjesë e Ajaccio në Ligue 2 të Francës.

Më pas Camara u transferua te gjigantët grekë, në një marrëveshje që çoi edhe Laçin te Ajaccio, pasi në atë periudhë kartoni i mesfushorit kuqezi zotërohej pikërisht nga Olympiacos.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...