Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma – Lazio dhe Napoli – Milan, Strakosha dhe Hysaj, dy protagonistët e mëdhenj

Java 13-të e Serisë A “nxehet” që në start me dy sfidat spektakolare të së shtunës, Roma  -Lazio, që do të nisë në orën 18:00, dhe Napoli – Milan, e programuar për t’u zhvilluar në mbrëmje, në orën 20:45. Sigurisht, që fillimisht vemendja shkon për derbin e zjarrtë të Romës, që sheh si protagonist në fushë Thomas Strakoshën. Portieri i Kombëtares Shqiptare la grumbullimin e “kuqezinjve” para miqësores me Turqinë për shkak të të një problemi fizik, por duket se ka qenë thjesht si një masë paraprake për të mos humbur derbin me Romën. Trajneri Simone Inzaghi e ka projektuar titullar në një rreshtim 3-5-1-1, ku në mbrojtje do të vendosen Bastos, De Vrij dhe Radu, në mesfushë, nga e djathta në të majtë, Marusic, Parolo, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva dhe Lulic, ndërsa në sulm Luis Alberto pas të avancuarit Immobile.

Në krahun tjetër, Di Frencesco i beson rreshtimit sulmues 4-3-3, me Allison në portë, Florenzi, Fazio, Manolas dhe Kolavor në mbrojtje, Nainggolan, De Rossi dhe Strootman në mesfushë, ndërsa në vijën e parë Perroti, Dzeko dhe El Shaarawy.

Edhe në superpërballjen e mbrëmjes, Nopoli – Milan, do të jetë në fushë një tjetër futbollist shqiptar, pikërisht Elseid Hysaj, që pavarësisht impenjimit fizik në fitoren me Turqinë, mbetet zgjedhje e parë për Sarrin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Albiol, Kulibaly dhe Mario Rui do të plotësojnë prapavijën, me Reinan që nuk ndryshon në portë. Në mesfushë Allan, Jorginho dhe Hamsik, ndërsa në vijën e parë Callejon, Mertens dhe Insigne.

Montella pritet t’i përgjigjet Sarrit me një 3-4-2-1. Donnarumma në portë, Rodriguez, Romagnoli dhe Bonucci në mbrojtje, Abate, Kessie, Montolivo dhe Borini në mesfushë, ndërsa dyshja Bonaventura-Susso në mbështetje të Kalinic.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...