Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Roma-Leverkusen, dueli italo-gjerman për finalen e Euro League-s

Europa League rikthehet këtë të enjte me ndeshjet e  para të gjysmëfinaleve, ku katër skuadrat që kanë mbetur në garë do të duelojnë për finalen e madhe të 31 majit në “Puskas Arena”. Juventus-Sevilla dhe Roma-Bayer Leverkusen janë dy çiftet nga ku do të dalin ekipet finaliste të këtij edicioni të Ligës së Europës.

Roma e Jose Mourinhos do të synojë që të triumfojë sërish në arenë, një vit pas fitores së “Conference League”, tani ka si qëllim që t’i shkojë deri në fund një tjetër kompeticioni europian.

Ndeshja e parë në “Olimpico” do të jetë shumë e rëndësishme, me Romën që do që ti qartësojë llogaritë e kualifikimit. Italianët eliminuan pas kohës shtesë Feyenoord në çerekfinale, ndërkohë që Leverkusen në 5 ndeshjet e fundit në Europa League ka marrë 4 fitore dhe 1 barazim, ndërkohë që gjermanët në 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në të gjitha kompeticionet nuk janë mundur.

Lexo edhe:

Roma ndodhet në një moment jo të mirë, pasi në 4 takimet e fundit nuk ka fituar asnjë ndeshje, por në Europë italianët kanë treguar se kanë një tjetër fytyrë dhe kjo sfidë pritet që të vendosë shumë për fatin e skuadrës që do të prekë finalen e madhe.

Për herë të fundit Roma dhe Leverkusen janë përballur me njëra tjetrën në fazën e grupeve të Champions në nëntor të 2015, asokohe italianët fituan 3-2 “Olimpico”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...