Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma merr “flakë”, synon futbollistin e PSG, drejt qëndrimit edhe Zaniolo

Pas prezantimit plot zhurmë të Paulo Dybalas, Roma nuk ka ndërmend të ndalet. Objektivi i radhës është Georginio Wijnaldum, mesfushori holandez i PSG-së. Negociatat janë duke ecur mirë dhe ka shumë gjasa që të mbyllen së shpejti. Vetë futbollisti duket se është i gatshëm të pranojë uljen e pagës (përfiton 9 milionë euro) për t’u transferuar në Itali.

Hipoteza në tavolinë është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje, që mund të kthehet në detyrim duke filluar nga viti 2023, duke e lidhur me një bonus lehtësisht të arritshëm.

Pëlqimi i dhënë nga Wijnaldum në postimin për prezantimin e Dybalas është një sinjal shumë i fortë se ku dëshiron të luajë vitin e ardhshëm.

Të gjitha këto lëvizje, që e rritin potencialin e Romës në Serinë A, po shtyjnë edhe Zaniolon drejt qëndrimit në kryeqytet. Ftohja e negociatave me Juventusin e bën shumë të vështirë të mendosh se “xhevahiri” vedhekuq mund të ndryshojë fanellë në këtë pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...