Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma merr pikë në “Allianz Stadium”, ndihmon edhe Kumbulla/ Torino habit rivalët, Berisha e ndjek nga stoli

Juventus-Roma janë ndarë me nga një pikë, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar. Skuadra nga Torino mori avantazhin që në minutën e 2’, me Vlahovic që gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 25’ Juve do të realizonte sërish, por pas verifikimit në VAR, goli u anulua pas një prekje të topit me dorë nga Locatelli.“Zonja e Vjetër” mbajti avantazhin deri në minutën e 69’, kur Abraham do t’i dhuronte avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos pas një asisti nga Dybala.

Për të mbrojtur barazimin, trajneri portugez largoi Dybalan nga fusha e lojës dhe aktivizoi në vendin e tij lojtarin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, pra një sulmues për një mbrojtës. Këtë zëvendësim Mourinho e bëri në minutën e 78’ dhe Kumbulla e vërtetoi që ishte vendimi më i mirë i mundshëm që tekniku mund të merrte.

Pas javës së tretë të Seria A, Roma renditet në vend të katërt me 6 pikë, teksa Juventus qëndron në vend të gjashtë me 4 pikë.

Ekipi i Torinos deri në këtë momente mund të cilësohet si surprizë e këtij edicioni të Seria A. Torino fitoi me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Cremoneses. Ishin pikërisht miqtë ata që gjetën rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 17’ me Vlasic. Ndërsa Radonjic dyfishoi rezultatin për ekipin e tij në minutën e 65’, megjithatë në ndryshim nga Kumbulla te Roma, portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, e ndoqi ndeshjen e ekipit të tij nga stoli.

Cremonese tentoi të kundërpërgjigjej dhe ia doli që të realizonte në minutën e 80’ me Sernicola-n, por në fund nuk mundi të merrte asnjë pikë në këtë javë. Pas raundit të tretë të Seria A Torino qëndron në vend të dytë me 7 pikë, po aq sa Lazio i vendit të parë, teksa Cremonese qëndron në vend të 19-të me 0 pikë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...