Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma merr Zappacostan, Hysaj “i mbetet në derë” Napolit

DIMARO, ITALY - JULY 24: Elseid Hysaj controls the ball during Pre-Season Friendly match between SSC Napoli and US Cremonese on July 24, 2019 in Dimaro, Italy. (Photo by SSC NAPOLI/SSC NAPOLI via Getty Images)

Roma ka vendosur të huazojë Davide Zappacostan për të mbushur boshllëkun që do të krijohej nga largimi i Santon drejt Maiorcas, duke mbyllur kështu çdo hapësirë për transferimin e Elseid Hysajt në kryeqytetin italian. Tashmë merr gjithnjë e më shumë jetë hipoteza e qëndrimin te shkodranit te Napoli edhe pse ishte i shumëkërkuar në merkato.

“Telenovela” e anësorit shqiptar e ndez edhe më shumë debatin te Napoli rreth kërkesave të larta financiare për lojtarët që do të shiten nga klubi i drejtuar nga presidenti De Laurentiis.

Për rastin e Hysajt, Napoli fillimisht refuzoi ofertën prej 15 milionë eurosh të Atletico Madridit, më pas kërkoi nga Roma 3 milionë euro për huazimin me detyrim blerjeje për 17 milionë.

Roma në fund preferoi huazimin e Zappacostas nga Chelsea, pa shpenzuar për kartonin e tij dhe pa qenë e detyruar që ta blejë në të ardhmen.

Duke parë aftësitë e përshtatjes që ka, Hysajt nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë për rolin e titullarit në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtjes, por edhe në qendër, në rast emergjence.

Gjithsesi, me 4 anësorë, 2 për çdo krah dhe 5 qendrorë në dispozicion të Ancelottit, Hysaj rrezikon të mbetet gjatë gjithë kohës në stol, duke zhvlerësuar edhe më shumë vlerën e tij.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...