Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma-Milan apo Under përballë Cutrones

Roma-Milan, ose Cengiz Under përballë Patrick Cutrones. Nëse dikush do të mendonte në fillim të sezonit se dy në adoleshentet asokohe të konsideruar si zgjedhje të 3 ose të 4-ta do të ktheheshin në lider për dy klube gjigandë të Serisë A, të gjithë do të vendosnin në dyshim shëndetin e tij mendor, por sot ky duel është kthyer në epiqëndrën e supersfidës.

Cengiz Under u afrua nga Istanbul Basaksehir si një futbollist i talentuar, por dyshimet mbi të u shtuan ne momentin kur ai nuk po ambjentohej me kampionatin italian, dyshime të cilat u zhduken shpejt. 20-vjeçari sapo fitoi besimin e Di Francescos dëshmoi se ndoshta është një nga investimet më të zgjuara të drejtuesve të Romës. Teknik, i qetë në momentin e duhur dhe me një saktësi optimale në goditjet nga distanca. Një i ri nga Marmaraja që po kthehet në një pikë referimi tek skuadra e kryeqytetit italian.

Më në veri të Italisë, në kryeqëndënren e modës , Milano, por rritet një tjetër supertalent, ndoshta jo me aq klas sa Cengiz, por me cilësi të tjera që në futboll bëjnë diferencën. Patrick Cutrone ishte i fundit i listës në start, sot është titullar i padiskutueshëm në sulmin e Gennaro Gattusos. Gjithmonë pranë zonës, nuhatës i çdo aksioni dhe vendimtar. Superpipo Inzaghi ka fillluar të shohë pasardhësin e tij ideal dhe deri më tani Cutrone ka bërë krenar gjithë ambjentin kuqezi. Roma-Milan do të jetë edhe një sfidë mes dy  lidërve adoleshentë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...