Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma në hall të madh, Kalinic dhe Cristante kthehen në 2020-ën

Foto Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 20/10/2019 Genova (Italia) Sport Calcio Sampdoria-Roma Campionato Italiano Serie A TIM 2018/2019 - Stadio Marassi Nella foto: Nikola Kalinic infortunato Photo Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 20/10/2019 Genova (Italy) Sport Soccer Sampdoria-Roma Italian Football Championship League Serie A Tim 2018/2019 - Marassi Stadium In the pic: Nikola Kalinic injured

Roma nuk po gjen paqe në këtë fillim sezoni. E përgjysmuar nga dëmtimet, skuadra e drejtuar nga Fonseca duhet të bëjë llogaritë me problemet fizike të Kalinicit dhe Cristantes, të cilët lanë të detyruar fushën në sfidën me Sampdorian. Sikurse njofton klubi verdhekuq, testet mjekësore kanë evidentuar frakturë në këmbë për sulmuesin dhe shkëputje të tendinës së muskulit (aduktorit) në kofshën e djathtë të mesfushorit.

Probleme këto më të rënda sesa parashikoheshin për të dy futbollistët, që do të qëndrojnë në infermieri për një kohë të gjatë.

Roma nuk e ka njoftuar zyrtarisht periudhën gjatë së cilës do të mungojnë lojtarët, por përshtypja e parë është se do të qëndrojnë jashtë 2-3 muaj.

Shumëçka do të varet edhe nga zgjedhja që do të bëjnë stafi mjekësor i Romës, që në rastin e ish-futbollistit të Atalantës duhet të vendosë mes ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapisë.

E vetmja gjë e sigurt është që në Trigoria emergjenca e dëmtimeve po rëndon shumë. Si në sulm, ku Fonseca nuk mund të ketë alternativa për Dzekon (nuk mund të llogaritë ende Under dhe Mkhitaryan) ashtu edhe në mesfushë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...