Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma nis operacionin “fshesa”, ja futbollistët që kanë bërë valixhet gati

Roma vijon të luftojë për një vend në zonën Europa League të renditjes, ndërsa drejtuesit po përgatiten për një operacion “fshesa”, nga i cili do të duhet të lënë skuadrën njëherë e mirë shumë futbollistë që nuk kanë bindur me fanellën verdhekuqe.

Kështu portieri Robin Olsen, pas një huazimi një vjeçar te Cagliari, aktualisht po shijon pushimet e parakohshme, por nuk bën më pjesë në planet e verdhekuqve dhe ka nisur negociatat me klubin turk të Fenerbahces.

Vetë suedezi ka dhënë miratimin për transferimin në kampionatin turk, ndërsa tani pritet marrëveshja me Romën, që kërkon të arkëtojë të paktën 5 milionë euro nga kartoni i gardianit 30-vjeçar, që u transferua në kryeqytetin italian verën e 2018-ës, por zhgënjeu me performancën e tij.

Një tjetër emër që ka bërë gati valixhet është edhe fantazisti argjentinas Javier Pastore, i cili kërkohet nga Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa edhe mbrojtësi Rik Karlsdorp është drejt rikthimit në Eredivisie, pasi ka nisur negociatat me PSV-në.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është arritur akordi me Veronën për huazimin me të drejtë blerjeje të mbrojtësit turk Mert Cetin, me këtë të fundit që do të transferohet në “Bentegodi” që në fillim të shtatorit.

Gjithsesi ata që pritet të mbushin disi arkat e klubit verdhekuq janë sulmuesit Patrick Schick e Justin Kluivert dhe fantazisti turk Cengiz Under, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e Romës dhe presin të mësojnë destinacionin e ardhshëm.

Për sulmuesin çek, gjermanët e Leipzig kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes prej 25 milionë eurosh, por menjëherë në garë është futur Milani, që ka marrë sugjerimin e Ralf Rangnick dhe ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e Schick.

Sa u përket emrave si Under dhe Kluivert, verdhekuqtë synojnë të përfitojnë të paktën 60 milionë euro për të dy dhe me paratë e fituara nga fushata e spastrimit, pritet të afrojnë 3-4 elementë me eksperiencë, për të përforcuar organikën në dispozicion të trajnerit Fonseca.

Ndërkohë vlen të theksohet se edhe emrat si Diego Perotti dhe Edin Dzeko, pavarësisht se janë pjesë e planeve të Fonsecës, mund të largohen në rast të ndonjë oferte të mirë ekonomike, pasi janë ndër më të paguarit te verdhekuqtë dhe drejtuesit do të donin të liroheshin nga pagat e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...