Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Roma nis spastrimet, 10 futbollistë pritet të largohen nga kryeqyteti

Pas firmës me emra si Matiç, Dybala e Wijnaldum, te Roma janë të pritje të Andrea Belottit dhe suedezit Lindelof, të cilët duket se do të kompletojnë edhe merkaton në mbyllje të verdhekuqve, që këtë sezon do të luajnë për diçka më tepër se zona Champions.

Megjithatë drejtuesit e klubit kryeqytetas po punojnë paralelisht edhe për merkaton në dalje, pasi disa futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos dhe duhet të gjejnë një tjetër ekip për të vijuar karrierën.

Por cilët janë futbollistët që pritet të largohen nga verdhekuqtë:
Eldor Shomurodov – Është në krye të listës, me sulmuesin uzbek që nuk ka justifikuar besimin e Mourinhos dhe firma me Belottin mund t’ia mbyllë hapësirat. Bologna, Torino dhe Trabzonspor kanë shfaqur interes për sulmuesin, ndërsa Roma kërkon të paktën 12 milionë euro për kartonin e tij.

Justin Kluivert – Holandezi nuk bën pjesë në planet e Mourinhos dhe javën e kaluar Tiago Pinto fluturoi në Londër për të negociuar me Fulhamin. Palët vijojnë bisedimet, me Romën që kërkon aplikimin e detyrimit të blerjes për rreth 8-10 milionë euro.

Amadou Diawara – Mesfushori ka refuzuar oferta të shumta deri tani, ndërsa së fundi po lëviz me shpejtësi Hoffenhaim. Klubi gjerman është gati të kënaqë pritshmëritë e Romës, por fillimisht duhet të bindë mesfushorin për një transferim në Bundesligë.

Ante Coric – Talenti kroat, i cili këtë verë u bë dhëndër në Laç, pasi lidhi kurorë me Sara Prengën, vajzën e trajnerit Besnik Prenga, ka edhe një vit kontratë me verdhekuqtë. Ndonëse u transferua me bujë te Roma në verën e 2018-ës, ka kaluar më shumë kohë në huazim, megjithatë po refuzon të gjithë ofertat, pasi dëshiron të prishë kontratën me italianët, për t’u larguar më pas si lojtar i lirë.

Marash Kumbulla – Për mbrojtësin e kombëtares Shqiptare ka pasur oferta të shumta, me trajnerin Juric që është gati ta marrë te Torino, megjithatë deri tani Mourinho ka bllokuar transferimin e tij. Kumbulla është i katërti në hierarki pas Smalling, Ibanez e Mancinit, por një afrim i mundshëm i Lindelof, do t’i hapte rrugë largimit të shqiptarit.

Riccardo Calafiori – Verdhekuqtë kanë shumë besim te 20-vjeçari, por duan ta japin në huazim në mënyrë që të marrë më shumë minuta dhe të fitojë pjekuri. Momentalisht për të kanë shfaqur interes klubet zvicerane si Zyrih e Basel, por verdhekuqtë preferojnë një huazim në Serinë A.

Ruben Providence, Devid Bouah, Alessio Riccardi dhe Spilliamo Bianda janë gjithashtu katër të rinj të tjerë, që nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos dhe Roma do të synojë t’i shesë, ose të paktën t’i japë në huazim, për të ulur zërin e pagave në buxhet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...