Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Roma ofron Kumbullën për një serb, “tundohet” klubi i Serie A

Na ndajnë edhe pak ditë nga starti i merkatos së dimrit me klubet që tashmë kanë nisur të ideojnë lëvizjet e para për të rregulluar difektet e hasura në pjesën e parë të sezonit. Në Itali, Roma është e interesuar për shërbimet e lojtarit të Torinos, Sasa Lukic.

Mesfushori që ishte pjesë e Serbisë në Botërorin e Katarit, i tërheq drejtuesit verdhekuq për të përforcuar një repart që ka pasur probleme. Ndërkohë, siç raporton “Tuttosport” për të kënaqur Torinon, Roma ofron shërbimet e Marash Kumbullës teksa futbollisti i kombëtares nuk ia doli të fitojë besimin e trajnerit Jose Mourinho dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në pankinë.

Torino nuk është kundër idesë së shkëmbimit, por kërkon që të ketë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës teksa pretendon edhe 15 milionë euro për Lukic. Mbetet për t’u parë tashmë se si do të pritet nga drejtuesit verdhekuq kjo kundërofertë e Torinos, teksa e ardhmja e Kumbullës mbetet ende në “ajër”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...