Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma parakalon Interin për Musson, gati marrëveshja me portierin

Roma vijon të mos gjejë qetësi me portierët dhe po punon për të afruar një gardian të besueshëm gjatë merkatos së verës, teksa emri i piketuar është ai i argjentinasit të Udineses, Juan Musso.

Ky i fundit ndiqet prej kohës hedhe nga Interi, por situata e nderë te zikaltrit është shfrytëzuar maksimalisht nga drejtuesit e Romës, që kanë nisur kontaktet paralelisht si me drejtuesit e Udineses, ashtu edhe me menaxherët e portierit.

Kartoni i Mussos vlerësohet rreth 25 milionë euro nga ana e Udineses, ndërsa Roma është treguar e gatshme të paguajë 20 milionë euro kesh dhe të shtojë edhe ndonjë futbollist të ri në marrëveshje.

Në të njëjtën kohë me vetë gardianin ka një akord paraprak për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë shumë më tepër me bonuset e parashikuara.

Vetë Musso, i cili është titullar edhe në kombëtaren e Argjentinës, ka pranuar se dëshiron të transferohet në një klub të madh, ku të mund të luajë për objektiva madhorë dhe të garojë në kompeticionet europiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...