Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma pas 26 vitesh starton pa idhujt, “Olimpico” e përgjysmuar

Nuk do të jetë një “Olimpico” i tejmbushur (pritet që të pranishëm të jenë më pak se 30 mijë spektatorë), por, sidoqoftë, Roma-Genoa do të jetë një sfidë e veçantë. Jo pse do të jetë takimi i parë zyrtar i Fonsecas në krye të stolit verdhekuq, por sepse për herë të parë që nga viti 1993 nuk do të jetë as Totti, i cili u tërhoq nga futbolli përpara 2 vitesh, por as një tjetër idhull i tifozërisë romane, Daniele De Rossi, i cili i dha lamtumirën ekipit vetëm pak javë më pare, për t’u transferuar në radhët e Boca Juniors.

Për Romën do të nisë një epokë e re, tashmë me kapiten Florenzin. Me të rinj, si Pellegrini, dhe me përvojën e Dzekos.
Për sulmuesi boshnjak u përfol shumë gjatë verës se do të largohej nga skuadra, por, në fakt, aventura e tij do të vazhdojë të jetë në radhët e verdhekuqve, tashmë atij i duhet t’i garantojë gola skuadrës.
Ndërkohë, Francesco Totti që pas lamtumirës së dytë që i dha Romës nga posti i drejtuesit këtë herë nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për verdhekuqtë që prej 17 qershorit. Vera për kapitenin legjendar ka patur në fokus familjen e tij dhe rrethin e ngushtë shoqëror. Ndërsa De Rossi po shijon aventurën e tij në Argjentinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...