Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma punon për rinovimin me mbrojtësin grek

Roma vijon paraqitjet e mira në fushën e lojës, ku krahas kampionatit, këtë sezon po tregon se është e aftë të përballet edhe me ekipet në Champions.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit po vijojnë punën për t’i krijuar kushte sa më të mira Di Francescos dhe një organikë sa më të plotë. Kështu krahas emrave të piketuar për t’u afruar në merkato, verdhekuqtë po mendojnë edhe për rinovimin me futbollistët aktualë.

Pas Nainggolanit, që rinovoi në ditët e fundit të gushtit, tani është radha e mbrojtësit grek Kostas Manolas, kontrata e të cilit skadon në verën e 2019-ës. Manolas ëshët një titullar i padiskutueshëm i verdhekuqve prej 3 sezonesh dhe drejtuesit e Romës nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, ndaj janë gati t’i rritin të ardhurat dhe të zgjatin bashkëpunimin deri në vitin 2022.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...