Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, Arsenal nuk lë vend për surpriza

Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, pasi është e vetmja skuadër që vijojnë rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s. Verdhekuqtë ia dolën të kualifikohen në fazën gjysmëfinale të Europa Leagues, aty ku do të përballen me anglezët e Manchester United.

Pas triumfit 1-2 me përmbysje në Amsterdam, kryeqytetasit italianë zbritën në fushë për të administruar ndeshjen, por e panë veten në disavantazh në minutën e 49’, pasi holandezët shënuan me Brobbey.

Pak minuta më vonë Ajaxi shënoi edhe golin e dytë me anë të Tadiç, por arbitri anglez Taylor e anuloi pasi rishikoi aksionin në VAR, ku vërejti një faull të Tagliaficos në dëm të armenit Mkhitaryan.

Në momentin më të mirë të holandezëve, verdhekuqtë zbritën në një kundërsulm të shpejtë dhe pas një pasimi me fat të Calafiorit, Edin Dzeko shtyu topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

Sfida u bë edhe më spektakolare në minutat e fundit, me të dy skuadrat që patën mundësi të mira shënimi, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë, ndërsa vërshëllima finale e Anthony Taylor la në fuqi barazimin 1-1, që i jep të drejtën Romës të avancojë në gjysmëfinale.

Pas barazimit 1-1 një javë më parë në “Emirates Stadium”, Arsenali nuk e vuri për asnjë moment në dyshim kalimin në gjysmëfinale mbrëmjen e sotme në Pragë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Slavias.

“Topçinjtë” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe arritën të shënojnë tre herë brenda 6 minutave, me Pepe në minutën e 18’, Lacazette në të 21-ën me penallti dhe Saka në të 24-tën, ndërsa në minutën e 77’ ishte sërish francezi Lacazette që vulosi rezultatin.

Nuk pati surpriza në “Old Trafford”, me Manchester United që triumfoi 2-0 ndaj Granadës dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0, pasi fitoi edhe një Spanjë një javë më parë me shifrat 0-2.

“Djajtë e kuq” gjetën golin që në minutën e 6’ me anë të Edinson Cavanit dhe nuk u dhanë shpresë reagimi spanjollëve, ndërsa në minutën e fundit ishte futbollisti i Granadës, Vallejo që devijoi topin në mënyrë të pafat në portën e tij.

Pas suksesit 0-1 në Kroaci, Villareali triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë me shifrat 2-1, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin.

Spanjollët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, pasi shënuan me Paco Alcacer në minutën e 36’ dhe me Morenon në të 43-ën, ndërsa kroatët gjetën golin e nderit me anë të Orsic 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...