Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma shet Patrick Schick, e zëvendëson me sulmuesin e Atleticos së Madridit

Jemi vetëm disa orë larg mbylljes zyrtare të merkatos, që shënon si afat të fundit orën 22:00 të datës 2 shtator dhe Roma po nxiton për të bërë lëvizjet e fundit që do të kompletonin organikën e trajnerit Paulo Fonseca.

Kështu mbrëmjen e djeshme u arrit marrëveshja me Leipzigun për transferimin në Bundesligë të sulmuesit çek Patrick Schick, i cili do të shkojë me formulën e huazimit dy vjeçar me detyrim blerjeje për shifrën e 25 milionë eurove.

I ardhur te Roma në verën e 2017-ës, Schick nuk kishte arritur të shndërrohet titullar te verdhekuqte, duke mos bindur asnjërin prej trajnerëve të shumtë që kanë ndërruar njëri-tjetrin në pankinë gjatë kësaj kohe, ndaj edhe u vendos largimi i tij.

Ndërkohë për të plotësuar numrat, Roma arriti marrëveshjen me sulmuesin kroat të Atleticos së Madridit, Nicola Kalinic, i cili pritet të mbërrijë nesër në kryeqytetin italian, për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën me verdhekuqtë.

Huazim kundrejt 2.5 milionë eurosh dhe e drejtë blerjeje për 9 milionë euro është formula e transferimit të Kalinic, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri Simeone për ndeshjen që madrilenët do të luajnë sot ndaj Eibarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...