Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Roma “shtyp” Basaksehirin, adoleshenti Greenwood nderon Manchester United

Rama tregon “muskujt” në ndeshjen e parë në grupe të Europa League-s përballë Basaksehirit në “Olimpico”. Caicara realizoi autogol në pjesën e parë, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta realizuan Dzeko, Zaniolo dhe Kluivert. Një provë forcë kjo për verdhekuqtë nën drejtimin e Fonsecas. Surprizën në Grupin J e bëri Wolfsberger, që fitoi 0-4 në fushën e Wolfsburgut.

Manchester United rrezikoi shumë përballë Astanas, që u mposht me rezultat mininal 1-0 (realizoi për “Djajtë e Kuq” 17-vjeçari Greenwood) në “Old Trafford”. Jesse Lingard goditi shtyllën pak minuta pas golit të vetëm të ndeshjes, me United që ishte i detyruar të luante nën presion në minutat e fundit. Sfida tjetër e Grupit L mes Partizanin të Beogradit dhe Alkmaarit përfundoi 2-2.

Porto fitoi 2-1 me Young Boys në Grupin G me të tre golat të shënuar brenda gjysmë ore lojë. Soares kaloi në epërsi Porton në minutën e 8-të, por skuadra zvicërane reagoi shpejt, duke barazuar me Nsame me 11-metërsh. Gjithsesi, autori i golit të parë shënoi të dytin personal dhe të fitores për skuadrën e tij në minutën e 29-të, me rezultatin që nuk ndryshoi më në minutat në vazhdim. Po në këtë grup Rangers mposhti 1-0 Feyenoordin.

 

Rezultatet:

AS Roma – Basaksehir 4-0

Monchengladbach – Wolfsberger AC 0-4

Espanyol-Ferencvaros 1-1

Porto-Young Boys 2-1

Gent-St. Etienne 3-2

Ludogorets-CSKA Moskë 5-1

Manchester United-Astana 1-0

Partizan Beograd-AZ Alkmaar 2-2

Rangers-Feyenoord 1-0

Slovan Bratislava-Besiktas 4-2

Wolfsburg-Oleksandria 3-1

Wollverhempton-S. Braga 0-1

Strakosha pëson 2, Lazio dështon ndaj Cluj, Arsenali “leksion” Eintrachtit

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...