Roma po mendon për merkaton e janarit dhe Mourinho ka kërkuar të përforcojë mesfushën.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Torinos, Sasa Lukic, i cili ka kontratë me torinezët deri në qershorin e vitit 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Roma ka përgatitur terrenin për këtë lëvizje, pasi klubi ka projektuar edhe një shkëmbim dhe në “lojë” futet edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi nuk po gjen hapësira në kryeqytet, pasi në këtë sezon ka luajtur vetëm 4 ndeshje dhe kjo mund të ndikojë te vendimi apo te e ardhmja e 22-vjeçarit.
