Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Roma “top” para Tiranës, Kumbulla me shokë i japin sinjale pozitive Mourinhos

Roma është në top-formë para finales së Conference League, që do të mbahet më 25 maj në Tiranë. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos kanë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit të kampionatit Italian dhe ia kanë dalë ta mbyllin me një fitore të pastër 0-3 në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Torinos.

Trajneri Mourinho kishte hedhur në fushë të gjithë titullarët që kishte në dispozicion, teksa serinë e golave e hapi Tammy Abraham, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë në portën e Etrit Berishës dhe u dha qetësi verdhekuqve.

Në minutën e 78’ ishte kapiteni Pellegrini që shënoi edhe golin e tretë për Romën, duke vulosur suksesin 0-3 dhe duke bërë që verdhekuqtë të sigurojnë një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League, pavarësisht rezultatit të finales së Conference League.

Ndërkohë, në prag të finales së Tiranës, trajneri Jose Mourinho merr sinjale pozitive nga disa futbollistë, si Marash Kumbulla në qendër të mbrojtjes, Spinazzola, që ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe luajti për 84 minuta, por edhe Pellegrini e Abraham, që konfirmuan se kombinojnë në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...