Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Roma “troket” për Suson, drejtuesit e Milanit befasojnë me kërkesën

Drejtuesit e Milanit dhe Romës janë takuar mbrëmjen e djeshme për të diskutuar për mundësitë e transferimit të fantazistit Suso te klubi kryeqytetas. Spanjolli ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, por verdhekuqtë shpresojnë që Milani të ulë pretendimet dhe ta marrin për rreth 30 milionë euro.

Megjithatë takimi i parë zyrtar nuk ka rezultuar i tillë, pasi drejtuesit e klubit kuqezi kanë bërë të qartë se janë gati të heqin dorë nga Suso, në rast se marrin në këmbim talentin Nicolo Zaniolo, që gjithashtu vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Përgjigja e drejtuesve të Romës ka qenë negative dhe e prerë, ndërsa kanë ofruar në shkëmbim vetëm çekun Patrick Schick, ose në të kundërt, të paguajnë një shifër prej 30 milionë eurosh.

Në ditët në vijim palët pritet të ulen sërish në tryezë, për të negociuar këtë transferim, por fillimisht duhet të që Giampaolo të testojë Suson në rolin e fantazistit, para se të japë lejen për largim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...