Duke parë vështirësitë për të firmosur me Mahrez të Leicester, Roma ka piketuar tjetër objektiv në merkato.
Sipas “Corriere dello Sport”, klubi verdhekuq mendon për Lucas Perez të Arsenal-it, i cili ndiqet edhe nga Deportivo La Coruna dhe Sevilla. Për kartonin e 28-vjeçarit spanjoll, “Topçinjtë”, dëshirojnë rreth 13. 5 milionë Euro.