Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Romela Begaj: E lumtur për medaljet, ia dedikoj familjes

Romela Begaj ishte e vetmja sportiste shqiptare që mbajti lart flamurin shqiptar, në kampionatin botëror të peshëngritjes, në Anaheim të SHBA-ve. Ajo mori medalje ari në stilin e shkëputjes dhe medalje argjendi në dygarësh, duke bërë që të ngrihej flamuri shqiptar dhe të këndohej himni i Shqipërisë edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm.

“Kam pasur vështirësi të mëdha dhe ia arrita. Gara për mua ishte shumë e kënaqshme. Gara gjithmonë ka të papritura, por unë në fund ia dola. Unë u ktheva aty ku kam qenë, por maksimumi im nuk ishte aq”, tha Begaj.

Shtangistja shqiptare konfirmoi se nuk ishte në maksimumin e gjendjes së saj fizike, ndërsa ka edhe një dedikim për këtë rezultat.

“Kam bërë një skaner dhe kam një dëmtim në shpatull. Dëmtimi nuk është i lehtë, por shpresoj që të rikthehem këtu për një kurim më të specializuar. Për këtë rezultat kam një dedikim special për trajnerin dhe bashkëshortin tim Gazmend Akcani dhe familjen time”, u shpreh Romela.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...