Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Romën do e dua gjithmonë”, ylli i Sevilla u shkruan tifozëve verdhekuq

Erik Lamela fitoi Europa League me Sevillan në finalen përballë Romës, ish-skuadrës së tij. 31-vjeçari ka një lidhje speciale me klubin dhe tifozët italianë.

Sepse luajti me Romën në vitet 2011-2013. Me anë të një postimi në Twitter, sulmuesi i djathtë ka zgjedhur fjalë të bukura për tifozët e skuadrës së Jose Mourinhos.

Unë e kuptoj dhimbjen tuaj, i kuptoj edhe ata që janë të inatosur me mua. Por ju them se asgjë dhe askush nuk do ta ndryshojë kurrë dashurinë që ndjej për fanellën verdhekuqe.

Lexo edhe: 

Jam krenar që e kam veshur dhe do ta dua gjithmonë Romën. Forca dhe faleminderit gjithmonë Roma”, shkruan futbollisti argjentinas.

Sevilla fitoi Europa League për herë të shtatë, si asnjë skuadër tjetër. Andaluzianët u konfirmuan të pathyeshëm në finale, duke i fituar shtatë finalet e turneut të preferuar.

Ndërkohë, disfata u përjetua keq në kampin kundërshtar. Mourinho, por edhe lojtarët e tifozët, protestuan ashpër ndaj kryesorit Anthony Tylor.

Arbitrimi i anglezit shkaktoi debate dhe polemika, me italianët që e cilësuan si personin përgjegjës për humbjen, kjo falë vendimeve të tij gjatë finales.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...