Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Romero Show”, Almeria i merr një pikë Atleticos

Atletico Madrid barazoi në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj Almerias në javën e 26-të të kampionatit spanjoll. “Los Colchoneros” shënuan që në minutën e dytë të takimit me anë të argjentinasit Angel Correa, që shfrytëzoi më së miri asistin e Reinildos. Me kalimin e minutave, vendasit nisur dhe nga mbështetja e publikut, reaguan në disa tentativa dhe arritën të gjejnë baraspeshën me futbollistin e sapo ardhur nga Milani, Luca Romero. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1-1, me pretendimet e skuadrës së Almerias për një penallti në minutën e 39-të, por që nuk u gjykua e drejtë nga arbitri ose sistemi “VAR”.

Lexoni edhe:

Në të dytën, Atletico u hodh në sulm për golin e avantazhit dhe e gjeti me një tjetër argjentinas, Rodrigo De Paul. Por, festa e madrilenëve nuk zgjati shumë, me Luca Romeron që gjeti golin e dytë të tij dhe të skuadrës vendase. Minutat pasuese nuk sollën më rrezikshmëri, me 2 skuadrat që ndanë nga një pikë në “Power Horse Stadium”

Me këtë barazim, Atletico Madrid shkoi në kuotën e 52 pikëve, duke ruajtur vendin e katërt, por më rrezikun që vjen nga Athletic Bilbao, pasi një fitore e baskëve në transfertë ndaj Real Betis, i barazon ekipet në një kuotë pikësh.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...