Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronald Koeman: Ndihemi të turpëruar, marr përgjegjësitë

Holanda bëri një tjetër hap mbrapa ndaj Italisë, teksa u mund në shtëpi, për të mbyllur edicionin e tretë të Nations League në vendin e katërt. Pritshmëritë ishin maksimale për “Tulipanët” në nisje të turneut, duke qenë se dhe sfidat zhvilloheshin në Holandë, por të besuarit e Ronald Koemanit nuk e shfrytëzuan dot faktorin fushë dhe u larguan kokulur nga Nations League.

Në fund të ndeshjes, trajneri 60-vjeçar u shfaq i zhgënjyer dhe nuk e kurseu as autokritikën pas disfatës në stadiumin ”De Grolsch Veste” të Tëentes.

”E marr vetë fajin përsipër për humbjen ndaj Italisë. Me të vërtetë mendoja që do të hidhnim një hap pozitiv, por u ndëshkuam nga gabimet tona. I shqetësuar për paraqitjen e skuadrës? Sigurisht që jam i shqetësuar. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ndërsa në pjesën e dytë e rritëm nivelin e lojës.

Lexo edhe:

Van Dijk ndihet i turpëruar? Edhe unë ashtu ndihem. Nuk ishte një paraqitje e nivelit të Holandës. Duhet të marrim mësimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë në Shtator”, mbylli deklaratën e tij Koeman.

Përfaqësuesja portokalli do të rikthehet të luajë përsëri në shtator, por ndryshe nga Italia, çështja e kualifikimit në Euro 2024 është më e komplikuar.

Holanda ndodhet në Grupin B të eliminatoreve dhe për momentin mbajnë vendin e 3-të me 3 pikë, ndryshe nga Franca që kryeson me 9 pikë dhe Greqia që renditet e dyta me 6 pikë. Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare, ku Holanda do të kërkojë të hedhë një hap të rëndësishëm nëpërmjet fitoreve ndaj rivalëve të Greqisë dhe Irlandës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...