Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronald Koeman përgatit rikthimin në stolin “tulipanëve”

Qëndrimi i Louis Van Gaal si trajner i Holandës ka si datë skadence Kupën e Botës “Katarit 2022”. Çfarëdo që të ndodhë, ai nuk do të jetë në krye të “Tulipanëve” pas eventit që do të zhvillohet në fund të vitit. Jo sepse është diagnostikuar me kancer “agresiv” të prostatës, për të cilin tashmë ka kryer 25 seanca radioterapie, por sepse kështu ishte rënë dakord me teknikut 70-vjeçar.

Zëvendësuesi i tij, sipas “Voetbal Flitsen”, do të jetë një njohje e vjetër: Ronald Koeman. Për të do të ishte aventura e dytë në krye të përfaqësueses portokalli. “De Telegraaf” plotëson informacionin duke shtuar se po kërkohet menjëherë një marrëveshje në rast se sëmundja e Van Gaalit avancon.

Etapa e parë e Koemanit në kombëtaren holandeze ishte pozitive. Në 20 ndeshje arriti 11 fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Dy vjet në krye të skuadrës (midis 2018 dhe 2020) arriti në finalen e Ligës së Kombeve, megjithëse rezultati nuk ishte ai i dëshiruari: Portugalia fitoi edicionin e parë të këtij turneu pasi triumfoi 1-0 ndaj “tulipanëve”.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...