Ronaldinho ndodhet në Itali për cështje biznesi, por prania e tij në Gadishullin Apenin përbën gjithmonë lajm për mediat përtej Adriatikut. Ka qenë pjesë e Milanit për dy sezone e gjysmë, kështu që e njeh mirë Serinë A. Sipas brazialianit, Napoli ka potencial për ta mposhtur Juventusin në garën e titullit, ndërsa Dybalën e konsideron ndër 10 më të mirët në qarkullim.
Napoli mund ta fitojë titullin kamion në Serinë A, po bën një punë të shkëlqyer. Po ecën shumë mirë prej disa sezonesh, ndaj mendoj se mund të rivalizojë me Juventusin dhe në fund ta fitojë kampionatin. Dybala dhe Mertens janë në listën e kandidatëve për të fituar Topin e Artë. Janë dy futbollistë të mëdhenj, që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Dybala më pëlqen shumë dhe mendoj se në këto momente është mes 10 lojtarëve më të mirë në botë.
Nuk mund të mungonte një opinion i tij edhe për Milanin, skuadër të cilën sezonin e ardhshëm e sheh në Champions.
“Milani gjithmonë është një skuadër e fortë dhe me shumë prestigj. Sezonin e ardhshëm do të jetë ekip edhe më solid, thjesht i duhet dhënë më shumë kohë trajnerit Montella dhe futbollistëve. Unë kam bindjen se në fund të sezonit do të jetë kualifikuar në Champions. Sa herë që kthehem në Itali, tifozët më kujtojnë golit që i kam shënuar Interit në vitin 2008.”
