Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldinho në telashe serioze, arrestohet në Paraguai

Ronaldinho në telashe serioze. Një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur historia e futbollit, është arrestuar në Paraguai, bashkë me vëllanë dhe njëkohësisht menaxherin e tij, Roderto de Assis. Arsyeja është posedimi i pasaportave të falsifikuara.

Sikurse mësohet nga autoritet vendëse, Ronaldinho është ndaluar nga policia në “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” në kryeqytetin Asuncion. Ai ka qenë i ftuar në këtë resort nga Nelson Belotti, pronar i një kazinoje.

39-vjeçari ishte pritur në aeroportin e Asuncion si një “yll”. Në kryeqytet kishte planifikuar të prezantonte librin e tij Genius of Life (Gjeniu i Jetës) dhe për të marrë pjesë në të tjera evente të organizuara për qëllime bamirësie. I gjithë programi i Ronit u anulua për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve vendëse.

Ronaldinho aktualisht është pa një pasaportë braziliane, për shkak të bllokimit të saj nga gjykata. Ai është gjobitur për krime mjedisore në vitin 2018 ndërsa në vitin 2015 për ndërtimin e paligjshëm të një moli peshkimi në Liqenin Guaiba. Për të u dha një gjobë prej 8.5 milionë dollarësh në nëntor 2018 dhe, pasi nuk arriti ta paguante atë, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Brazilit vendosi t’ia ndalojë largimin nga vendi., duke i bllokuar pasaportën.

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të udhëtonte jashtë Brazilit, Ronaldinho u emërua një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin, shtatorin e vitit të kaluar. Në Paraguai, pra, kishte shkuar me pasaportë false, ndaj është arrestuar.

Ronaldinho pati një karrierë të shkëlqyer në Amerikën e Jugut dhe Europë, duke fituar Champions League, La Liga, Serie A dhe “Copa Libertadores”. Ai, gjithashtu, fitoi çmime të shumta individuale, duke përfshirë “Topin e Artë” më 2005 dhe “Lojtari më i mirë i FIFA-s”, më 2004 dhe 2005. I lindur në Porto-Alegre, ai ngriti trofeun e Kupës së Botës në Korenë e Jugut dhe Japoni, më 2002, dhe “Copa America”, më 1999.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...