Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldinho paguan shumën e madhe si garanci, arrest shtëpie në… hotel

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asuncion, për të qëndruar në arrest shtëpie në një hotel. Ronnie ishte ndaluar  bashkë me vëllanë e tij Roberto de Asis Moreira që më 15 mars nga autoritetet e këtij vendi me akuzën e falsifikimit të dokumenteve  (ishin futur në Paraguai me pasaporta të falsifikuara).

Sikurse njoftojnë mediet në Brazil, Ronaldinho dhe vëllai i tij kanë paguar 1.6 milionë euro si garanci për të dalë nga burgu. Dy vëllezërit do të kontrollohen ditë e natë nga policia, që të mos arratisen nga Paraguai.

Arrestimi i Dinhos bëri bujë në mediet ndërkombëtare për faktin se është një personazh shumë i njohur i botës së futbollit. Edhe në kushtet e heqjes së lirisë 40-vjeçari tregoi klasin e tij, duke triumfuar në një turne kalçetoje brenda burgut, por më pas u eliminua në sfidën në çift në futboll-volley, kundër një vrasësi dhe një hajduti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...