Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ronaldo 34 vjeç, ja dedikimi i Juventusit për “yllin” portugez

Teksa Juventusi fryn qirinjtë për 34-vjetorin e “yllit” të tij, portugezit Cristiano Ronaldo, për Allegrin vijnë lajme të mira tashmë që afron sfida e Championsit ndaj Atletico Madridit, e caktuar për në 20 shkurt. Në veçanti, sa i takon repartit të mbrojtjes. Mungesat e Bonuccit dhe Chiellinit rezultuan vendimtare, duke ndikuar negativisht, ndryshe nga prania e sulmuesit fenomenal Ronaldo. Nëse CR7 me golat e tij rezultoi vendimtar ndaj Parmës, pikërisht kundër emilianëve u vu re edhe më shumë se sa e ndjeshme është mungesa e mbrojtësve qendrorë, të cilët ishin të dëmtuar.

Në këtë mënyrë, lajmet e mira nga infermieria i japin një shtysë të madhe Allegrit, duke qenë se prania e Chiellinit për sfidën e Championsit mendohet e sigurt. Edhe Bonucci është duke punuar për të qenë i gatshëm nën urdhrat e Allegrit për sfidën ndaj “Los Colchoneros”.
Gjithsesi, duke iu rikthyer sulmit të bardhezinjve, klubi torinez ka arsye për të festuar, pasi “guri i çmuar” i organikës së tyre, Cristiano Ronaldo, vjen në 34-vjetorin e lindjes së tij më në formë se kurrë. Dedikimi i klubit torinez për këtë sulmues të jashtëzakonshëm përmbledh më së miri urimet e të gjithë dashamirësve të futbollit.

“Një ditëlindje që e festojmë të gjithë bashkë, ku akoma kemi para syve sekuencat e atyre dy golave, dy perlave që ky lojtar fenomenal shënoi të shtunën ndaj Parmës. Një dygolësh që e ngjit në podin e golashënuesve më të mirë të Serisë A dhe e gjitha kjo vetëm në sezonin e tij të parë në kampionatin italian. Vlen të theksojmë dy statistika nga një mori e gjatë e tyre: CR7 u ka shënuar 13 nga 19 ekipeve më të cilat është sfiduar dhe ka shënuar 6 herë në 5 garat e fundit të Serisë A. Për të mos folur më pas për golin e shënuar me kokë, që i dhuroi Juventusit trofenë e parë sezonal në Jeddeh, në Superkupën e Italisë. Cristiano do të jetë përgjithnjë Cristiano, nuk ka mbiemër që e përshkruan atë. Ai ka hyrë në histori duke shënuar me gërma të arta emrin e tij. Gjithçka, që mund të bëjmë është tributi ynë si klub bashkë më gjithë tifozët bardhezinj, një “standing ovation” duke i uruar edhe 100 vjeç!”

https://www.facebook.com/Juventusfcita/videos/528547024297836/?t=2

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...