Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo apo Messi? Emocionet e Topit të Artë në Digitalb

Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet këtë të enjte në kryeqytetin francez, Paris, të cilit do t’i shtohet edhe më shumë shkëlqimi nga mbërritja e “yjeve” të skenës botërore të futbollit. Trofeu i Topit të Artë, me gjithë madhështinë, e tij është bërë paksa “i mërzitshëm”, pasi protagonistët janë po ata, Ronaldo dhe Messi, që gjatë viteve të fundit në mënyrë hegjemonike kanë sunduar çmimin më të lakmuar në botën e futbollit. “Yjet” e futbollit modern, rivalë të përjetshëm, kanë fatin të jetojnë në të njëjtën epokë. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë imazhi i 9 viteve të fundit të eventit, duke qenë se kanë ndarë reciprokisht trofetë, 5 për argjentinasin dhe 4 për portugezin.  Edhe në datën 7 dhjetor ngjarja duket se do të jetë një histori e parë, pasi çmimi pritet te vendoset sërish midis këtyre dy personaliteteve, me Ronaldon që mbetet në avantazh falë trofeve dhe formës së treguar gjatë sezonit të shkuar. Gjithsesi, këtë edicion, kësaj tabloje duket që i është shtuar dhe Neymar, tashmë një tjetër pretendent për çmimin prestigjioz dhe që me lëvizjen drejt PSG ka tentuar t’i japë një tjetër dimension karrierës së tij. Pak orë na ndajnë nga starti i edicionit të 62-të të këtij eventi me nota hollivudiane, emocionet e të cilit do të gjejnë hapësirën e tyre në Digitalb, në platformën e të gjithë shqiptarëve. Transmetimi nis në orën 19:55 në kanalin Supersport 1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...