Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronaldo barazon Lukakun, kualifikohet edhe Sllovakia

Portugalia vijon ecurinë perfekte në ndeshjet eliminatore të Euro 2024. Përfaqësuesja luzitane mposhti 0-2 Lichtensteinin dhe shkon në kuotën e 27 pikëve në nëntë ndeshje të zhvilluara gjithsej. Në takimin e fundit, që më shumë i vlen Cristiano Ronaldos për ta mbyllur fushatën eliminatore të Evropianit si golashënuesi më i mirë, Portugalia do të presë Islandën.

CR7 realizoi një nga dy golat e skuadrës së tij në ndeshjen me modestët e Lichtensteinit, tjetrin e shënoi Cancelo. Ishte goli i 128 për sulmuesin portugez me përfaqësuesen.

Ronaldo ka shënuar në total në këto eliminatore 10 gola, aq sa Lukaku, por sulmuesi belg qëndron në krye pasi ka dhënë një asist.

Lexo edhe:

Konfirmohet forcë e dytë në Grupin J Sllovakia, që mposhti 4-2 Islandën. Tjetër zhgënjim nga Bosnjë Hercegovina, që u turpërua 4-1 nga Luksemburgu.

Në Grupin G qëndron matematikisht në garë për vendin e dytë Mali i Zi, që iu imponua 2-0 Lituanisë. Serbia ka dy pikë më shumë se malazezët dhenë ndeshjen e fundit luan kundër Bullgarisë.

 

Rezultatet:

Liechtenstein – Portugal     0-3

Luxembourg – Bosnia & Herzegovina        4-1

Montenegro – Lithuania     2-0

Slovakia – Iceland          4-2

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...