Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ronaldo bën dopietë, Juve mposht Fioren dhe provon shkëputjen

Juventusi ka hedhur pas krahëve humbjen në Napoli, pasi ka bërë reagimin e duhur mesditën e sotme ndaj Fiorentinës në “Allianz Stadium”, ku ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Pas kritikave të shumta, Sarri kishte vendosur të lërë në pankinë Dybalën dhe të luante në sulm me treshen Ronaldo-Higuain-Douglas Costa, ndërsa bardhezinjtë morën kontrollin e lojës që në fillim.

Nga ana tjetër Fiorentina ishte rreshtuar mirë mbrapa, por bëri shumë pak për të shqetësuar Szczesnyn, kryesisht me goditje nga distanca, ndërsa një nga objektivat e merkatos së bardhezinjve, Federico Chiesa ishte tërësisht jashtë forme.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 40’, kur kapiteni i Fiorentinës German Pezzella ndali me dorë një gjuajtje të Pjanic, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh pasi rishikoi aksionin në VAR dhe penalltinë e ekzekutoi saktë portugezi Cristiano Ronaldo duke dërguar topin në rrjetë.

Ndeshja ishte e hapur deri 10 minuta para fundit, ndërsa Fiorentina i shkoi pranë golit me Benassin, por gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën, megjithatë në minutën e 80’ arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh për Juventusin, këtë herë për një faull në dëm të Bentancour.

Protesta pa fund të mbrojtësit të Fiorentinës Ceccherini, që nuk ishte dakord me vendimin, por edhe pasi rishikoi aksionin në VAR, arbitri i qëndroi idesë për të akorduar penallti për Juven, ndërsa nga pika e 11 metrave shkoi sërish Ronaldo, që dyfishoi shifrat.

Ky gol mbylli edhe llogaritë e sfidës, ndërsa në minutat shtesë pati kohë edhe për një gol të mbrojtësit holandez Mathijs De Ligt, që kërceu mbi të gjithë në zonë dhe arriti të mposhtë për herë të tretë portierin Dragowski.

Me këtë fitore Juventusi konsolidon pozitat në krye të renditjes me 54 pikë, plot 6 më tepër se Interi i vendit të dytë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 14 me vetëm 25 pikë të grumbulluara dhe shumë larg zonës europiane të renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...