Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Ronaldo “braktis” sërish Portugalinë

Cristiano Ronaldo do të mungojë edhe në ndeshjet e ardhshme së përfaqësueses portugeze. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja luzitane ‘Record’, sipas së cilës, kapiteni i kësaj skuadre e mori vendimin për të mos luajtur me kombëtaren e tij pas një diskutimi me presidentin e federatës Portugeze të futbollit dhe trajnerin Fernando Santos.

Sulmuesi i Juventusit nuk do të grumbullohet për sfidën e 11 tetorit kundër Polonisë për Nations League dhe miqësoren me Skocinë në 14 tetor, por ai mund të mos jetë as në ndeshjen e 17 nëntorit në “San Siro” kundër Italisë dhe në atë pasuese ndaj Polonisë, të dyja për Ligën e Kombeve.

Sipas ‘Record’, Cristiano Ronaldo që mungoi edhe në ndeshjet e muajit shtator të Portugalisë, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit të tij dhe pritet t’u përgjigjet pozitivisht thirrjeve të mëvonshme.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...