Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo “Fenomeni” zgjedh një uruguaian për të shpëtuar nga rënia ekipin e tij

Valladolidi ndryshon trajner pas humbjes tenistike 6-0 përballë Realit të Madridit. Skuadra me pronar Ronaldo “Fenomenin” i është besuar një 39-vjeçari nga Uruguai.

“Paulo Pezzolano do të mbërrijë sot. Nuk e kemi zyrtarizuar, sepse nuk kemi rregulluar dokumentet. Do të donim që ai të drejtonte Real Valladolidin sa më shpejt të jetë e mundur. Duam që ai të ulet në stol të dielën”, – tha drejtori sportiv i Valladolidit, Fran Sánchez, në fund të konferencës së lamtumirës për shtyp të trajnerit Pacheta.

Lexo edhe:

39-vjeçari uruguaian do të përpiqet të arrijë objektivin mbijetesë me klubin spanjoll. Ai është një trajner që Ronaldo e njeh mirë, sepse deri në dy javë ishte në stolin e Cruzeiros, një tjetër klub në pronësi të ish qendërsulmuesi brazilian.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...