Serie A

Ronaldo fluturim epik, shmang humbjen e Juves në debutimin e Kumbullës si verdhekuq

Roma-Juventus rezultoi më tepër një sfidë mes Veretout dhe Ronaldos, që ishin dy protagonistët e mëdhenj në “Olimpico” në barazimin 2-2, ku pati gjithçka për një klasike të futbollit italian: nga dy 11-metërsha të akorduar, një karton të kuq, por dhe protagonizmi i të lartpërmendurve.
Veretout ishte për këtë mbrëmje lideri i verdhekuqve, me të cilët debutoi dhe Marash Kumbulla, ndërsa Ronaldo u konfirmua si zakonisht si udhëheqësi i Juventusit, që duket se po krijon varësi nga golat e tij.
Roma historikisht i kishte hapur telashe Juventusit dhe e tillë rezultoi dhe sfida e radhës në “Olimpico”, me Veretout që në të 31-tën zhbllokoi sfidën me një 11-metërsh, që u duk sikur Szczesny e ndali, por jo, topi tundi rrjetën.
Arma plus e Juventusit mbetet gjithmonë Cristiano Ronaldo dhe në të 44-tën, një tjetër 11-metërsh, këtë herë për Juventusin, u shndërrua në gol nga portugezi.
Në pushim u mendua se do të shkohej me këtë rezultat, por Veretout në kundërsulm dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë, duke i dhënë një epërsi të pabesueshme Romës para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Për Juventus duhej kthesa, por Rabiot humbi qetësinë dhe në të 62-tën u ndëshkua me të verdhin e dytë, duke lënë bardhezinjtë me 10 vetë në fushë. Ndërkohë që 6 minuta më parë Dzeko kishte shpërdoruar një mundësi të pabesueshme për të mbyllur sfidën.
Rast i humbur, që Roma e pagoi kur Ronaldo në të 69-tën fluturoi për të shënuar golin e 2-2 pas asistit të Danilos.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Romën e Juventusin që ndanë pikët, duke lënë në njëfarë mënyrë të kënaqur të dyja kampet.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency