Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo, foto me Fergusonin: Trajner i madh, njeri i mrekullueshëm

Cristiano Ronaldo u kthye për herë të dytë si një ish në “Old Trafford”, një herë me Realin e Madridit dhe mbrëmjen e së martës me Juventusin, duke dalë fitimtar nga fusha (me gol të Dybalas), edhe pse nuk arriti të realizonte vetë. Në Manchester CR7 u takua edhe me ish-trajnerin e tij, të madhin Sir Alex Ferguson, njeriun që e bëri të njihej në të gjithë botën futbollistin e lindur në Madeira.

“Ylli” portugez dhe trajneri veteran skocez, tashmë në pension, shkrepën një foto së bashku, të cilën 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nxitoi ta postonte në profilin e tij në Twitter.

“Një trajner i madh dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është bukur kur të shoh në formë të mirë, kapo!”, shkruante Ronaldo në mesazhin e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...