Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo, gjobë të majme për të shmangur 2 vite burg

Cristiano Ronaldo pritet të deklarohet fajtor për evazion fiskal dhe është gati ta bëjë gkëtë gjë më 14 janar, dita kur do të zhvillohet procesi në Gjykatën e Drejtësisë së Madridit. Portugezi do të dënohet me dy vite burg, por sipas mediave spanjolle futbollisti i Juventus do të paguajë një gjobë prej 375 mijë eurosh dhe do t’i shpëtojë burgut.
Kjo do të jetë mbrojtja që do të bëjë avokati José Antonio Choclán, i cili ka pasur një rast të ngjashëm me Fabio Coentraon, ish-shok skuadre i Ronaldos, qoftë tek Reali, apo dhe tek kombëtarja portugeze. Njësoj si Coentrao, 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Madrid, por do të marrë pjesë në seancë me anë të një videokonference.
Për të mos u harruar është fakti se 33-vjeçari ka arritur më 6 gusht një marrëveshje me shtetin spanjoll për pagesën e një gjobe prej 13.4 milionë eurosh, për të mbyllur përfundimisht çështjen e evazionit. Por tani është thirrur për t’u përballur me procesin penal, që vijon ende. Gjithsesi, nuk pritet të ketë probleme të mëtejshme për CR7, i cili ka dhe akuza të tjera nga SHBA, për dhunë seksuale ndaj Kathryn Mayorgan. Aktualisht, portugezi po kalon një formë fantastike me Juventusin, ku ka shënuar 10 gola në kampionatin italian deri më tani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...