Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ronaldo i propozon, Goergina thotë “po”, së shpejti në altar

Cristiano Ronaldo mund të martohet së shpejti me Georgina Rodriguez. Sipas asaj që është raportuar nga gazeta portugueze “Correio da Manha”, “ylli” i Juventusit, që ishte së fundi në Londër për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Alana Martina, ka shfrytëzuar rastin për t’i bërë propozimin e madh modeles spanjolle.

“Po” e Rodriguez, e dashura e Ronaldos prej dy vitesh, ishte e menjëhershme. Modelja, madje, thuhet se ka filluar t’i provojë veshjet e dasmës gjatë qëndrimit të shkurtër në Londër. Kujtojmë se dashuria mes Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka nisur në vitin 2016.

Të dy janë njohur në një “party” të organizuar nga “Dolce & Gabbana” dhe pastaj u “arratisën” për disa ditë në “Disneyland” të Parisit, ku u “kapën mat” nga paparacët. Në nëntor 2017, çifti solli në jetë vajzën e parë, Alana Martina, e cila për Ronaldon është fëmija i katërt, pas Cristiano Jr. dhe binjakëve Eva dhe Matteo, të gjithë të lindur nga nëna “surrogate”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...