Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ronaldo i zhgënjyer, në fund të sezonit planifikon largimin

Për Realin e Madridit, që gjatë dy viteve të fundit ka fituar thuajse të gjithë trofetë e mundshëm, ky i sotmi nuk është ndër momentet më të mirë për klubin mbretëror, që po përjton një krizë të plotë pa kursyer askënd.  Skudra ka zbritur në minus 19 pikë nga Barcelona kryesuese, ndërkohë që stoli i Zinedine Zidane gjithnjë e më shumë duket i minuar. Krahas kësaj panorama, projektohet edhe largimi i gurit themeltar të skuadrës, pikërisht Cristiano Ronaldo. Lajmin e bën publik pikërisht prestigjiozja spanjolle “As”, sipas të cilës, “ylli” portugez ndihet i zhgënjyer nga premtimet e vazhdueshme, por jo konrekte, të Florentino Perez për rinovimin e kontratës.

Po sipas artikullit të As, pas triumfit në Champions League ndaj Juventusit, CR7 mori premtimin për zgjatjen e kontratës aktuale, e cila parashikon qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu” deri në Vitin 2021. Marrëveshja aktuale e nënshkruar mes palëve në vitin 2016 parashikon një pagë prej 21 milionë eruosh në sezon për 5 herë fituesin e Topit të Artë, një shifër e konsiderushme, por që në krahasim me  atë të Mesit prej 50 milionë eruosh dhe brazilianit  Neymar me  36 milionë eruo qëndron në nivele më të ulëta. Në këtë këndvështrim, rishikimi i kontratës, i premtuar nga presidenti Perez, nuk është konkretizuar dhe diçka e tillë e bën Ronaldon të ndihet i zhgënjyer dhe i ofenduar. Pët rrjedhojë ky i fundit ka vendosur të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni.

Prej disa ditesh tashmë në Spanjë përflitet një transferim i mundshëm i 32 vjecarit tek Psg, për tratativën që përfshin shkëmbimin me Neymar. Opsion që sot hidhet poshtë nga e përditshmja As, që zbulon se Cristiano Ronldo është i gatshëm të rikthehet tek Manchester United për të mbyllur karirën aty ku nisi rrugëtimi më i sukseshëm për të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...