Cristiano Ronaldo zbriti në fushën e blertë të kompleksit stërvitor Contiassa, ku zhvilloi ushtrimet e para si futbollist i Juventusit. Bashkë me CR7 nisën përgatitjet pas impenjimit në Botëror me përfaqësueset respektive edhe, Dybala, Higuain, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentancour. Futbollistët në fjalë ishin nën urdhrat e ndihmësit të Allegrit, Aldo Dolcetti, i cili u kthye nga Amerika, ku skuadra ndodhet për International Champions Cup, për të ndjekur programin e “peshave të rënda” të Juves.
Le prime corse sotto il ☀️ del #JTC.
😍😍😍#ForzaJuve pic.twitter.com/UFkHQyHUv8
— JuventusFC (@juventusfc) July 31, 2018