Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ronaldo më pranë Juventusit, e konfirmon Jorge Mendes

Cristiano Ronaldo po kalon orët e fundit si lojtar i Realit të Madridit. Shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja mes Los Blancos dhe Juventusit për kalimin e CR7-ës në Allianz Stadium. Për ta bërë akoma edhe më të besueshëm këtë transferim ka menduar agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes. Ky i fundit ka folur për gazetën portugeze Record duke dhënë sinjale të rëndësisshme për të gjithë popullin bardhezi dhe duke bërë me dije se largimi i 33-vjeçarit nga Reali është shumë afër.

“ Nëse Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit do t’i jetë përjetësisht mirnjohës klubit, presidentit, stafit mjekësor dhe të gjithë madridistëve nëpër botë. Nëse kjo do të ndodhë ai do ta bëjë për një tjetër etapë brilante në karrierën e tij”.

Fjalë mëse të qarta ato të Jorge Mendes me Ronaldon që tashmë është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi për shumën e 100 milionë eurove.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...