Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ronaldo në “ajër”, Tuchel vendos “veton” për portugezin

Cristiano Ronaldo nuk është më një opsion për Chelsean. Portugezi kishte vlerësimin e presidentit të ri, Todd Boehly i cili kërkonte me çdo kusht një investim prestigjioz në nisjen e epokës së re në drejtimin e “Bluve të Londrës”, mirëpo ndryshe mendon trajneri Thomas Tuchel.

Gjermani ka pasur lirinë për të vendosur dhe së fundmi i ka kthyer përgjigjen përfundimtare, Boehlyt duke e bërë të qartë se në skuadrën e tij nuk ka vend për CR7. Në këtë formë, e ardhmja e 37-vjeçarit mbetet në “ajër” pasi sulmuesi kërkon me patjetër të largohet nga Manchester United në një klub i cili i garanton pjesëmarrjen në Champions League.

Së fundmi, Ronaldos i ka mbërritur një ofertë nga Arabia Saudite. Bëhet fjalë për një ofertë marramendëse nga e cila ylli portugez do të përfitonte shifrën prej 250 milionë eurosh në vetëm dy sezone. Mbetet për t’u parë në vijim se çfarë rruge do të marrë karriera e Ronaldos i cili nga ana tjetër ka edhe një interesim nga ana e Romës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...