Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ronaldo: Ne mund të fitojmë Europianin, kjo kombëtare ka talent të jashtëzakonshëm!

Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian, që është i gjashti ku merr pjesë gjatë karrierës së tij.

EURO2024 është një mundësi tjetër që CR7 të bëhet kampion Europe, pas triumfit në EURO2016, ku ai u detyrua të zëvendësohej në minutën e 25’ në finalen ndaj Francës, për shkak të një dëmtimi.

Lexo edhe:

Duke folur për mediet në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024 Ronaldo theksoi se kombëtarja portugeze ka shumë talent dhe ka një mundësi të mirë për të triumfuar.

“Jam krenar që jam lojtari i parë që ka luajtur gjashtë turne evropiane. Jam i emocionuar për këtë sepse tregon jetëgjatësinë e karrierës sime. Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë objektivat dhe natyrisht të përpiqem të shkojmë përpara dhe të fitojmë, që është qëllimi ynë kryesor. Unë besoj se kjo skuadër do t’u sjellë shumë gëzim tifozëve portugezë. Për mendimin tim, brezi më i mirë i lojtarëve është gjithmonë ai që fiton (trofetë). Shpresoj që kjo kombëtare të fitojë Europianin sepse është një ekip me talent të madh”,-deklaroi Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...